Në mejdan të Hakut ~ poezi Dervish Mikeli muzikë Enris Qinami

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 22. 08. 2024
  • Në mejdan të Hakut
    Pamjen tënde pashë
    I djegur prej ashkut
    Në shehadet rashë.
    Dorë e erenlerëve
    Që bën mrekulli
    Sofra e Ehli Bejtit
    Muhamed Ali.
    Dymbëdhjetë imamët
    Bashkë në një oxhak
    Ku ndizen shandanët
    Kryet ul në prag.
    Del në kamerie
    E këndon ezanin
    Mblidhen hënë e yje
    Të falin akshamin.
    Frymë e fjalë Pirani
    Pika që pikon
    Teqja e Sarandës
    Shpirtin ta qetëson.
    Një kupë shërbeti
    Brengat ti kalon
    Baba Sadik Ibro
    Nure ngado shkon.
    Teqet i ndërtoi
    Ku shkel këmbë e tija
    Shenjtorët mbuloi
    Ngado Hirësia.
    Gjurma i ka mbetur
    E këtu do mbetet
    Dritë është Bektashia
    Çirak që nuk tretet.
    Në tyrben e bukur
    Janë dy baballarë
    Yje të këputur
    Mbi detin me valë.
    Teqes së Sarandës
    Krahët të dy shtruan
    Gurit edhe baltës
    Bekim i dhuruan
    Përkarshi Korfuzit
    Bekojnë udhëtarët
    Teqeja majë shkëmbit
    Dritë bëjnë baballarët.

Komentáře • 2