Pa Gjurme- I dashuri e detyronte të shkonte me shokët e tij,e reja: Mbeta shtatzënë, familja ime më…

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 10. 09. 2024
  • Prej 6 vitesh, 31-vjeçarja nga Tirana nuk i ka dëgjuar zërin dhe as takuar vajzën e saj që e la në shtëpinë e fëmijës në Shkodër. Rezarta Muça, e penduar për gabimet e së shkuarës, kërkon të rilidhet të bijën.
    Ishte viti 2015 kur Rezarta vetëm 22-vjeç u njoh me babain e fëmijës nëpërmjet rrjeteve sociale. Ajo vazhdoi lidhjen fshehurazi prindërve të saj me të riun për rreth 1 vit. Rezarta mësoi se ishte në pritje dhe e lumtur vendosi që këtë lajm të gëzuar t’ia komunikonte të dashurit të saj. Ky i fundit nuk e priti lajmin si ajo kishte menduar. I tronditur, ai vendos të braktis Rezartën kur ajo ishte në muajin e 4-të shtatazanisë.
    Prindërit kur mësuan se vajza e tyre ishte shtatzënë e dëbuan nga shtëpia dhe e reja përfundoi në qiell të hapur. Pa mbështetjen dhe ndihmën e njerzëve të saj të afërt, Rezarta strehoet në një qendër sociale. Në Korrik të vitit 2017 fëmija vjen në jetë në maternitetin e Tiranës. Nëna e re nuk pati kurrë mundësinë që vajzën e porsalindur ta mbante në krahë, pasi sipas saja nuk u lejua nga doktoreshat.
    Me një brengë në shpirt, të voglën e la në spital dhe vetë u kthye në shtëpinë e prindërve të saj. Këta të fundit nuk pranuan që Rezarta të sillte edhe të voglën në familje. Foshnjën ishte dorëzuar në shtëpinë e fëmijës në Shkodër dhe Rezarata e pati të mundur ta takonte disa herë. Për gati 6 muaj, nëna e re nuk mund të udhëtonte drejt Shkodrës për shkak të disa problemeve. Pas kësaj, Rezartës i hiqet kujdestaria dhe nuk e lejojnë ta takoj vajzën e saj.
    Për gati 6 vite më rradhë 31-vjeccarja nuk ka reshtuar së kërkuari vajzën e saj. Me një plagë në zemer, ajo kërkon të rilidh kontaktet dhe t’i kërkoj falje që e la kur ishte ende foshnjë.

Komentáře • 21