Ka nje mesazh per ty - Mbetet ne Australi, i dergon mesazh vjehrres! (19 prill 2020)

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 18. 04. 2020
  • #EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
    Rubrika “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan solli rastin e Meritës, e cila momentalisht ndodhet në Australi për shkak të izolimit. Ajo kishte shkuar për t’i bërë një surprizë motrës së saj për ditëlindje, por nuk e kishte menduar se do qëndronte kaq gjatë.
    Merita në Shqipëri ka lënë familjen e saj, 3 fëmijët dhe bashkëshortin, por gjithashtu edhe vjehrrën, me të cilën ka një marrëdhënie shumë të veçantë.
    Vjehrra e saj feston ditëlindjen dhe në pamundësi për të qenë pranë saj, ajo kontaktoi emisionin për t’i bërë asaj një surprizë.
    Merita: Nënë e di se dhurata për ditëlindjen tënde, më e bukura për ty dhe për mua, do ishte që unë të isha aty me ty, pranë jush, pranë fëmijëve, por në pamundësi të kësaj kam bërë të mundur këtë video urimi, mesazh për ty. Gëzuar, gëzuar nga zemra këtë 65-vjetor të lindjes tënde. Të dua shumë, të përqafoj me mall. Je vjehrra më e mirë në botë. Të falenderoj nga zemra për çdo gjë që ti bën për mua, për fëmijët dhe për gjithë familjen tonë. Të përqafoj dhe mirë u gjetsha të gjithëve kurrë të vij.
    Liza: Faleminderit moj Meritë, faleminderit, je nusja më e mirë në botë dhe ti për mua. Shumë faleminderit, ishalla vjen sa më shpejt këtu pranë nesh, se na mungon shumë dihet ajo punë. Por kështu erdhën këto gjëra, çfarë të bëjmë.
    Ardit Gjebrea: Ishte urimi i Meritës!
    Liza: Shumë i mirë!
    Ardit Gjebrea: E vuan shumë që nuk është këtu me ju, pranë teje, pranë fëmijëve, pranë bashkëshortit. Por do vijë një moment që do mbarojë kjo histori, do jeni bashkë dhe do festoni. /tvklan.al
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on CZcams for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/
  • Zábava

Komentáře •