Union Bank dhe BERZH prezantojnë Programin Të Rinjtë në Biznes në Shqipëri

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 22. 08. 2024
  • Union Bank dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) mblodhën në Tiranë, përfaqësues nga shoqatat e të rinjve, qendrat dhe organizatat rinore, si dhe klientë të rinj në biznes, për të prezantuar fillimin e Programit të BERZH “Të Rinjtë në Biznes” në Shqipëri.
    Znj. Flutura Veipi, Drejtore e Përgjithshme Ekzekutive e Union Bank Shqipëri, u shpreh se si institucion, Union Bank është i përkushtuar në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, i cili drejtohet kryesisht nga energjia e të rinjve sipërmarrës. Union Bank dëshiron të bëjë një ndryshim për sipërmarrësit e rinj që përbëjnë një pjesë jetike të ekonomisë lokale.
    Duke ofruar një paketë të mbështetjes financiare dhe burimeve jofinanciare, programi u jep sipërmarrësve të rinj mundësinë për të realizuar ambiciet e tyre të biznesit dhe për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të komunitetit.

Komentáře •