Situata në Kaukaz, Berisha takohet me ambasadorin rus në Tiranë Prishepov - (29 Gusht 2008)

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 16. 05. 2024
  • Lajme arkiva 2008
    Pas deklaratave në distancë lidhur me situatën në Kaukaz, kryeministri Sali Berisha është takuar me ambasadorin rus në Tiranë Aleksandër Prishepov. Gjendja e krijuar pas konfliktit të armatosur të 7-8 gushtit ishte në qendër të bisedës së tyre. Zyra e shtypi kryeministrisë njofton, se kreu i qeverisë ka përsëritur qëndrimin e Tiranës zyrtare, se shpalosja e trupave ruse jashtë territorit të Osetisë dhe Abkazisë përbën një agresion të qartë ndaj Gjeorgjisë dhe dëmton paqen e sigurinë në rajon.
    Kryeministri ka përshëndetur marrëveshjen e armëpushimit, po ashtu si ndërkombëtarët i ka shprehur ambasadorit rus rezerva për respektimin e saj nga ana e Moskës. Ai ka sjellë në vëmendje me shqetësim pushtimin e porteve dhe territoreve të Gjeorgjisë nga trupat ruse sipas një skenari të parapërgatitur, me synim shpalljen e pavarësisë së këtyre 2 rajoneve dhe njohjen e saj nga ana e Rusisë. Kjo krijon përshtypjen e një hapi të parë drejt aneksimit të këtyre rajoneve nga ana e Moskës, ka vijuar më tej kryeministri Berisha, duke thënë se asgjë nuk e pengon Dumën ruse ta ndërmarri një vendim të dytë, ku të kërkojë aneksimin e tyre të plotë nga ana e Rusisë.
    Ambasadori Prishepov nga ana e tij e ka fajësuar Gjeorgjinë për këtë situatë, duke thënë se ishte agresioni i saj që shkaktoi reagimin rus, por në përfundim kryeministri Berisha ka deklaruar se qeveria shqiptare mirëpret një hetim ndërkombëtar për zhvillimet e 7 gushtit./tvklan.al
    Gazetare: Urita Dokle
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on CZcams for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

Komentáře •