Hasan Dosti. / Historia e dhimbjes që çau gurin

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 6. 04. 2018
  • 16 nëntor 1944. Për ti shpëtuar hakmarrjes komuniste largohet në mënyrë urgjente nga Shqipëria ministri i drejtësisë dhe ish kryetari i gjykatës kushtetuese të mbretërisë, Hasan Dosti. Ai mundi të merrte me vete vetëm të birin 17 vjeçar Luanin, ndërkohë që teksa ishte në Shkodër për udhëtimin e emigrimit, në Tiranë i vdiq e shoqa duke mbetur në mes të rrugës shtatë fëmijët e mitur. Vdekjen e të shoqes dhe fatin tronditës të fëmijve të tijë, ai do ta mësonte vetëm dy vjet më mbrapa teksa ishte vendosur përkohësisht në Itali.
    Për 47 vjet me radhë, kryetari i komitetit “Shqipëria e Lirë”, Hasan Dosti, që jetonte me famljen e të birit në SH.B.A, nuk do të merrte as një iformacion, për fëmijët e braktisur në Shqipëri. Vetëm pas 47 vjetësh, në qershor ’91, fare pak kohë para se të ndërronte jetë, Hasan Dosti tashmë 97 vjeçar, arriti të kontaktonte me ta vetëm në telefon, ndërkohë që mësoi edhe për rënien e komunizmit shqiptar për të cilën kishte ëndërruar tërë jetën. Vdekja e afërt, nuk e lejoi të takohej fizikishte me ta që ishte ndarë kur ishin të mitur.

Komentáře •