Projekti hekurudhor, Korridori VIII - Financohen 418 mln euro për segmentin Durrës-Maqedoni e Veriut

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 16. 04. 2024
  • Projekti për dy segmentet hekurdhurore shqiptare të Korridorit VIII është në fazë përgatitore, ka bërë të ditur Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor. Vlera totale e investimit kap shifrën 2 miliardë euro, ku 418 milionë do të investohen në linjën hekurudhore që kalon në Shqipëri. Ky korridor formon lidhjen e brendshme lindje-perëndim midis Detit të Zi dhe Jonit, duke kaluar përmes Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
    Segmenti i parë i kësaj hekurudhe në Shqipëri ka një shtrirje prej 33.5 km nga Durrësi në Rrogozhinë dhe vlerësohet të ketë një kosto prej 62 milionë eurosh. Ndërsa segmenti i dytë shtrihet në 120.3 km nga Rrogozhina deri në kufirin me Maqedoninë e Veriut dhe ka një kosto prej 356 milionë eurosh.
    Vetëm pak ditë më pare, Hekurudha Shqiptare hapi tenderin me fond limit 450 mijë euro, për projektimin e elektrifikimit e linjës nga Durrësi deri në kufi me Maqedoninë e Veriut dhe afati i fundit i pranimit të ofertve është data 3 qershor 2024.
    Subscribe:
    czcams.com/users/Televizioni...
    WEB:
    scantv.al/
    Facebook:
    / televizioniscan
    Instagram:
    / scan_tv
    Linkedin:
    / scantv
    TikTok:
    / scan_tv
    #scantv #ekonomi #lajme #trending #shqiperi #financa #tirana #ngjarje #investime #turizem #bursa #lendet

Komentáře • 1

  • @udhetari9698
    @udhetari9698 Před 2 měsíci

    Sikur çdo qytet të lidhej me hekurudhë