Divizioni i Këmbësorisë i rrethit të Shkodrës dhe Laçit (13 Mars 1999)

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 6. 02. 2020
  • Arkiva - Tv Klan 1998-2012; Pamje nga stërvitja ushtarake e Divizionit të Këmbësorisë të rrethit të Shkodrës, pamje nga stërvitja ushtarake e Divizionit të Laçit, ushtarë, tanke, avionë. Kryeministri Pandeli Majko, Ministri i Mbrojtjes Luan Hajdaraga, Ministri i Informacionit Musa Ulqini, Kreu i Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme Sabri Godo.
    Në fushën e Postopojës zhvillohet një stërvitje e Divizionit të Këmbësorisë së rrethit të Shkodrës. Në këtë stërvitje ishin Kryeministri Pandeli Majko, Ministri i Mbrojtjes Luan Hajdaraga, Ministri i Informacionit Musa Ulqini, Kreu i Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme Sabri Godo, Atasheu i NATO-s në Shqipëri si dhe funksionarë të pushtetit lokal të Shkodrës.
    Pas paraqitjes së stratëgjisë nga Shefi i Shtabit te Divizionit të Shkodrës filluan menjëherë manovrat e trupave të shumta ushtarake të Divizionit të Këmbësorisë. Stërvitja u shoqërua dhe nga fluturimi i avionëve. Ministri i Mbrojtjes Luan Hajdaraga përgëzoi Divizionin e Këmbësorisë së Shkodrës.
    Kryeministri Majko tha se fusha e Postopojës që ka hyrë në historinë shqiptare me betejën e Dede Gjo Lulit në vitin 11, dha sot mesazhin se kushdo që do të guxojë të prekë Shqipërinë ne do t'i tregojmë se Shqipëria ka dhëmbë, krahë e shpatulla për të mbrojtur vetveten. Më pas stërvitja u zhvendos në Kodrën e Pllanës të rrethit të Laçit.
    Pasi Shefi i Divizionit të Laçit ka paraqitur strategjinë përpara titullarëve më të lartë të Qeverisë, kanë filluar manovrat ushtarake nga Kodra e Pllanës. Pas stërvitjes Kryeministri Majko ka evidentuar gadishmërinë dhe përgatitjen e ushtarëve të dy Divizioneve si në Shkodër dhe në Laç. Përpara se të largohej Kryeministri Majko është përshëndetur dhe me disa banorë të kësaj zone.
    Gazetare : Mirela Milori
  • Zábava

Komentáře • 9

  • @bledarjera6702
    @bledarjera6702 Před 4 lety +11

    me vjen keq per ato koh te veshtira dhe sprove per vendin ton te mrekullueshem , un kam qen ne emigrim ne itali , dhe ndiqnim lajmet me interes tmadh , dhe ishim gati te ktheheshim nese do na behej nje thirje e pergjithshme .

  • @Can-rv9gd
    @Can-rv9gd Před rokem +3

    Të dua shipni

  • @edisonhoxha6765
    @edisonhoxha6765 Před 4 lety +2

    Kjo gazetarja Akom si yll eshte

  • @ivantomaser1425
    @ivantomaser1425 Před 4 lety +3

    Unitedt states of Albanien

  • @vesa5434
    @vesa5434 Před 9 měsíci

    U prehsh ne paqe Luan Hajdaraga te kujtojme me mall nga Dibra!

  • @shkurtenikolla3539
    @shkurtenikolla3539 Před 4 lety +1

    Ska

  • @franchoxha4480
    @franchoxha4480 Před rokem +1

    Akull te reja tanket blindat si ne qese edhe miget pa perdor fare ku shkun keto armatime

  • @fierifieri945
    @fierifieri945 Před 2 měsíci

    Sa yll paska qen Mirela